Harry Maguire blindohet me kontratë të re nga Man Utd
Faqja zyrtare e Manchester Unitedit ka konfirmuar sot (e martë) se mbrojtësit Harry Maguire ka nënshkruar një kontratë të re me klubin. 33-vjeçari dukej i vendosur të largohej nga United si lojtar i lirë në fund të sezonit, por gjithmonë ka pasur si përparësi qëndrimin në Old Trafford. Tani që forma e tij i ka…
Sport
Faqja zyrtare e Manchester Unitedit ka konfirmuar sot (e martë) se mbrojtësit Harry Maguire ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.
33-vjeçari dukej i vendosur të largohej nga United si lojtar i lirë në fund të sezonit, por gjithmonë ka pasur si përparësi qëndrimin në Old Trafford.
Tani që forma e tij i ka siguruar një rikthim në skuadrën e Anglisë, United vendosi ta mbajë atë.
Deklarata zyrtare zbulon se qendërmbrojtësi ka rënë dakord për një kontratë njëvjeçare me Djajtë e Kuq, me mundësi zgjatjeje për 12 muaj të tjerë.
“Harry Maguire ka nënshkruar një kontratë të re që do ta zgjasë qëndrimin e tij me Manchester United deri në qershor të vitit 2027, me opsion për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.
Përvoja e tij shihet si e rëndësishme në ndihmën që i jep qendërmbrojtësve të rinj Leny Yoro dhe Ayden Heaven për t’u zhvilluar në një partneritet afatgjatë.
Ndryshe, qendërmbrojtësi anglez ka bërë 266 paraqitje dhe ka fituar Kupën Carabao dhe Kupën FA që kur iu bashkua klubit në vitin 2019.