Harry dhe Meghan shpërndajnë ushqim për njerëzit në nevojë
Princi Harry dhe Meghan Markle në heshtje shpërndanë ushqim për njerëzit në nevojë në Los Angeles.

ShowBiz
TMZ ka siguruar video nga dalja e parë publike e çiftit që nga transferimi në Hollywood, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë mbajtur një profil jashtëzakonisht të ulët që nga zhvendosja nga Kanadaja në Kaliforni muajin e kaluar, dhe filmuam ata të mërkurën duke bërë një vepër të shumë të mirë.
Siç mund ta shihni në video, Harry dhe Meghan kanë vendosur maska në fytyrë dhe kapele, ndërsa ua dërgojnë ushqimin banorëve në nevojë në L.A të ndikuar nga pandemia e koronavirusit.
Meghan kujdesej për të mos u infektuar me virus, duke prekur me doreza sipërfaqet tjera.
Duka dhe Dukesha e Sussexit iu bashkuan vullnetarisht projektit jofitimprurës Angel Food në L.A. që përgatit dhe jep ushqim dhe pajisje mjekësore për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike. /Lajmi.net/