Harruan audion ndezur, publikohet video kur Vëllai i Madh kishte qortuar Monikën në dhomën e rrëfimeve

Shikuesit janë treguar të kujdesshëm për ta zënë këtë skenë.

ShowBiz

13/02/2022 22:55

Një tjetër video është bërë virale në rrjetet sociale që ka të bëjë me Vëllain e Madh dhe Monikën, shkruan lajmi.net.

Sipas rregullave të lojës bisedat në dhomën e rrëfimeve nuk duhet të dëgjohen, por një gjë e tillë ka ndodhur ditë më parë nga pakujdesia e produksionit.

Shikuesit ishin ata të cilët u treguan të kujdesshëm për detajet dhe e kanë kapur këtë moment.

Bëhet fjalë për një moment ku produksioni qorton Monika Lubonjën. Në videon e publikuar dëgjohet qartë gjithçka pasi kanë harruar audion ndezur.

Ndryshe, Monika nuk është më pjesë e Big Brother Vip, bashkë me Arjolën ishin dy të eliminuarat e së premtes të cilat nuk shkuan në finale./Lajmi.net/