Hargreaves takon kryetarin e Leposaviqit e Zubin Potokut: Diskutuam për rëndësinë e dialogut mes autoriteteve lokale dhe qendrore

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar Kryetarin e Leposaviqit, Zoran Todiq dhe atë të Zubin Potokut, Milos Peroviç. Ai ka shrehur mbështetjen për rolin e tyre në ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre, shkruan lajmi.net. “Dje pata takime interesante me Kryetarin e Bashkisë së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe Kryetarin…

Lajme

22/01/2026 14:16

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar Kryetarin e Leposaviqit, Zoran Todiq dhe atë të Zubin Potokut, Milos Peroviç.

Ai ka shrehur mbështetjen për rolin e tyre në ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre, shkruan lajmi.net.

“Dje pata takime interesante me Kryetarin e Bashkisë së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe Kryetarin e Bashkisë së Zubin Potokut, Milos Perovic. Shpreha mbështetjen time për rolin e tyre në ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre. Diskutuam rëndësinë e dialogut dhe strategjive të përbashkëta midis autoriteteve lokale dhe qendrore për ta bërë këtë”, ka shkruar Hargreaves në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: