Hargreaves shkon në KQZ: U impresionova nga profesionalizmi i stafit aty
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi. Hargreaves ka thënë se është impresionuar nga profesionalizmi i qetë i stafit të KQZ’së. “Si gjithmonë, u impresionova nga profesionalizmi i qetë i stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për…
Lajme
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi.
Hargreaves ka thënë se është impresionuar nga profesionalizmi i qetë i stafit të KQZ’së.
“Si gjithmonë, u impresionova nga profesionalizmi i qetë i stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.