Hargreaves: Për të shëruar plagët e së kaluarës familjet e të zhdukurve duhet të kenë përgjigje
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, sot mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë duke bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Hargreaves tha se shërimi i plagëve të së kaluarës familjet e të zhdukurve duhet të kenë përgjigje. “Sot, për të shënuar Ditën…

Lajme
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, sot mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë duke bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Hargreaves tha se shërimi i plagëve të së kaluarës familjet e të zhdukurve duhet të kenë përgjigje.
“Sot, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, kam pasur nderin t’i bashkohem kryeministrit Kurti dhe familjeve të të zhdukurve për t’i bërë nderimet tona për 1585 personat që ende janë të zhdukur nga konflikti në Kosovë. Për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të jetuar një të ardhme paqësore, familjet e atyre që janë ende të zhdukur duhet të kenë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, ka shkruar ai.
Bashkë me ambasadorin britanik ishte edhe ambasadori amerikan dhe ai francez. Po ashtu, edhe kryeministri Kurti ka bërë homazhe së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci e kryediplomaten Donika Gërvalla.
Today, to mark the International Day of the Victims of Enforced Disappearance, I was honoured to join Prime Minster Kurti [and families of the missing] to pay our respects to the 1585 people still missing from the conflict in Kosovo.
1/2 pic.twitter.com/bLE2GKvsMo— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) August 30, 2024