Hargreaves: Pastrimi i parave është kërcënim serioz për Kosovën
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar lidhur me lansimin e Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës për Pastrimin e Parave, që u bë sot në Kosovë. Ai u shpreh i lumtur për lansimin e këtij projekti i cili është modeluar sipas grupit të punës së Britanisë së Madhe. “Mbështetur nga projekti…
Lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar lidhur me lansimin e Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës për Pastrimin e Parave, që u bë sot në Kosovë.
Ai u shpreh i lumtur për lansimin e këtij projekti i cili është modeluar sipas grupit të punës së Britanisë së Madhe.
“Mbështetur nga projekti kundër pastrimit të parave të Ambasadës britanike, JMLINK-ja do të bashkojë forcat e rendit, rregullatorët dhe sektorin financiar për të shkëmbyer inteligjencën, për të prishur rrjetet kriminale dhe për të mbrojtur ekonominë e Kosovës nga ata që synojnë ta minojnë atë.”- u shpreh Hargreaves.
Ndër të tjera ai tha se pastrimi i parave është kërcënim serioz për Kosovën.
“Pastrimi i parave është një kërcënim serioz për ekonominë e Kosovës, duke mundësuar korrupsionin dhe minuar rritjen. Sot Kosova ndërmori një hap të rëndësishëm për të adresuar këtë kërcënim, duke lansuar Rrjetin e Përbashkët të Inteligjencës për Pastrimin e Parave (JMLINK), i modeluar sipas grupit të punës së Britanisë së Madhe”, tha mes të tjerash Hargreaves
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, si dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla./Lajmi.net/