Hargreaves me mesazh për 8 Marsin: Kujdesi dhe mbështetja, thelbësore për barazinë gjinore

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, theksoi rëndësinë e kujdesit në shoqëri dhe ekonominë tonë. Ai theksoi se forcimi i sistemeve të kujdesit është thelbësor për avancimin e pjesëmarrjes ekonomike të grave dhe për arritjen e barazisë gjinore. “Kur sistemet e kujdesit funksionojnë, gratë mund të punojnë.…

Lajme

08/03/2026 15:24

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, theksoi rëndësinë e kujdesit në shoqëri dhe ekonominë tonë.

Ai theksoi se forcimi i sistemeve të kujdesit është thelbësor për avancimin e pjesëmarrjes ekonomike të grave dhe për arritjen e barazisë gjinore.

“Kur sistemet e kujdesit funksionojnë, gratë mund të punojnë. Familjet lulëzojnë. Ekonomitë rriten”, tha Ambasadori Hargreaves.