Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për Kuvendin e ri, populli pret që liderët të punojnë së bashku

Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua as në tentativën e pestë. E propozuara për kryetare të Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme as të mërkurën. Kjo situatë ka shqetësuar jo vetëm qytetarët në vend, por edhe ambasadat e huaja. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka deklaruar…

Lajme

24/04/2025 13:50

Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua as në tentativën e pestë.

E propozuara për kryetare të Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme as të mërkurën.

Kjo situatë ka shqetësuar jo vetëm qytetarët në vend, por edhe ambasadat e huaja.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka deklaruar se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale.

“Më shumë se dy muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interesin kombëtar”, tha diplomati britanik për Klanin.

Tashmë janë bërë më shumë se dy muaj prej se qytetarët dhanë besimin e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Por, vendi nuk ka as Kuvend të konstituuar, e rrjedhimisht as qeveri.

Nesër me fillim nga ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Mbetet të shihet nëse nga 25 prilli edhe zyrtarisht do ta kemi Parlamentin funksional.

Zyrtarisht, Albulena Haxhiu mbetet ende kandidate për kryetare të legjislativit.

E partitë opozitare në deklarimet e fundit nuk duket se kanë ndryshuar qëndrim ndaj saj, duke u deklaruar kundër saj.