Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin, Basha nuk është në gjendje ta mbikëqyrë as veten

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nacionale janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza aktuale politike. Ai ka bërë me dije se parlamenti aktual nuk ka për të dhënë asgjë të mirë. Sipas tij, kryeparlamentari Dimal Basha nuk është në gjendje ta mbikëqyr veten. “Zgjedhjet e reja janë…

Lajme

12/09/2025 08:32

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nacionale janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza aktuale politike.

Ai ka bërë me dije se parlamenti aktual nuk ka për të dhënë asgjë të mirë.

Sipas tij, kryeparlamentari Dimal Basha nuk është në gjendje ta mbikëqyr veten.

“Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë. Edhe nëse e krijojmë funksionalitetin e Kuvendit, ky Parlament nuk ka për t’i dhënë asgjë të mirë Kosovës. Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucionin – ai nuk është në gjendje të mbikëqyrë as veten. Po të isha në vendin e tij, do të jepja dorëheqje, për të mos bërë hajgare me Kosovën. Por ai e di më mirë”, ka thënë Haradinaj për RTV21.