Haradinaj: Zgjedhjet janë opsioni i fundit, jemi peng i Kurtit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendi duhet të shterojë të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve para se të mendohet për zgjedhje të reja. Këto komente ai i bëri para përpjekjes së fundit për konstituimin e Kuvendit, në kuadër të afatit 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i…

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendi duhet të shterojë të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve para se të mendohet për zgjedhje të reja.
Këto komente ai i bëri para përpjekjes së fundit për konstituimin e Kuvendit, në kuadër të afatit 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, transmeton lajmi.net
“Nuk mendojmë se duhet të favorizohen zgjedhjet pa u shterruar mundësitë për me i kriju institucionet. Nuk do të ishte në rregull të nxitojmë për zgjedhjet, sepse mund të na sjellin një situatë të ngjashme. E dijmë që zgjedhjet janë zgjidhja e fundit,” u shpreh Haradinaj.
Ai kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e fajësuar për situatën aktuale politike dhe duke e cilësuar atë si pengesë për formimin e institucioneve.
“Jemi peng të Kurtit. Nëse ai me të vërtetë e ka nda mendjen që me bo keq e ma keq, ai ka me shku kështu me degradu vendin. Zgjedhjet e ardhshme nuk janë një ngritje e demokracisë së Kosovës, por janë një dëshpërim i demokracisë,” tha Haradinaj./lajmi.net/