Haradinaj: VV e ka një plan, po presin që Osmani të kryej mandatin dhe të emërohet Haxhiu U.D

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave para se të filloj seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai është pyetur në lidhje me çështjen e Presidentit, mandati i të cilës përfundon me 5 prill. Për këtë, Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka një plan, shkruan lajmi.net. “Në VV e kanë…

Lajme

02/04/2026 10:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave para se të filloj seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai është pyetur në lidhje me çështjen e Presidentit, mandati i të cilës përfundon me 5 prill.

Për këtë, Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka një plan, shkruan lajmi.net.

“Në VV e kanë një plan në kohë. Fillimisht, për ata është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të jetë edhe u.d e detyrës së Presidentit, pra nuk po nguten para datës 5, pastaj shohim si do ta menagjojnë. Ne varemi nga iniciativa e tyre, pra është e pamundur që opozita të marrë iniciativë në një ditë si kjo”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nga 34 ditët e dhëna nga Gjykata Kushtetuese, 10 prej tyre kanë shkuar.

“Po shihet qartë që është e lidhur me datën kur Presidentja e kryen mandatin, ushtrues detyre vjen Haxhiu, pra VV po pret.  Ju tregova, çdo gjë fillon kur kemi u.d të Presidentit të ri. Ata po presin ta marrë detyrën Haxhiu e pastaj të fillojnë biseda apo konsulta”, ka shtuar ai.

Në lidhje me votat e tyre për President, Haradinaj ka thënë se ende nuk i kanë të përcaktuara. /Lajmi.net/