Haradinaj viziton ish-luftëtarin i cili po përballet me një sëmundje të rëndë në QKUK
Ramush Haradinaj ka vizituar sot ish-luftëtarin, Avni Hyseni i cili prej një kohe të gjatë gjendet i shtrirë në QKUK.
Lajme
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot ish-luftëtarin, Avni Hyseni i cili prej një kohe të gjatë gjendet i shtrirë në QKUK.
Ndryshe familjarët e Avni-s janë duke kërkuar ndihmë financiare për shërimin e tij jashtë vendit, transmeton lajmi.net.
Postimi i Haradinajt:
Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë.
RH