Haradinaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka janë lajmëtaret e lirisë

Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në fshatin Dubovik të Deçanit me rastin e 39-vjetorit të Jusuf e Bashdosh Gërvallës dhe Kadri Zekës,

Lajme

17/01/2021 09:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 39-vjetorin e vrasjes së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ka bërë homazhe në fshatin Dubovik të Deçanit, ku tha se ata janë heronjtë që motivuan gjeneratat tjera.

“Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka por këtu pushon edhe nëna Ajshe, janë heronjtë tanë, lajmëtaret e lirisë por edhe ata që na motivuan”, tha ai.

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. /Lajmi.net/