Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja është e përjetshme, janë pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Shqipërinë dhe legjislaturën e re pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar lidhjen e thellë vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria ka qenë pranë Kosovës në çdo hap të ndërtimit të saj dhe u shpreh optimist se legjislatura e re do të konsolidojë interesat e shqiptarëve kudo…

Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Shqipërinë dhe legjislaturën e re pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar lidhjen e thellë vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai tha se Shqipëria ka qenë pranë Kosovës në çdo hap të ndërtimit të saj dhe u shpreh optimist se legjislatura e re do të konsolidojë interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen.
Postimi i plotë:
“Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Lidhja jonë vëllazërore e gjakut e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta, është e përjetshme.
Uroj legjislaturën e re të këtyre zgjedhjeve, nga të gjitha kahjet politike. Duke ju uruar sukses në këtë mandat ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese e poashtu të konsolidojë e avancojë interesat shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufinjve të Shqipërisë”.