Haradinaj: Udhëheqësia e PDK-së na poshtëroi kur e tërhoqi Ligjin për Gjykatën Speciale

Sipas ish-deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, ishte “hap poshtërues” tërheqja e Ligjit për Gjykatën Speciale për lexim të tretë në Kuvendin e Kosovës. “Adrenalina dhe energjia dhe frustrimi qytetar ka qenë ekstremisht i madh. Është bë miratimi i Ligjit dhe mendoj që ka qenë një hap tepër i mirë dhe i saktë çka ka ndodhë.…

Lajme

11/11/2026 10:01

Sipas ish-deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, ishte “hap poshtërues” tërheqja e Ligjit për Gjykatën Speciale për lexim të tretë në Kuvendin e Kosovës.

“Adrenalina dhe energjia dhe frustrimi qytetar ka qenë ekstremisht i madh. Është bë miratimi i Ligjit dhe mendoj që ka qenë një hap tepër i mirë dhe i saktë çka ka ndodhë. Ka qenë një hap poshtërues për ne që kemi qenë në shesh tërheqja e atij Ligji. Nga udhëheqja e PDK-së”, tha Haradinaj në Debat Plus.

“Ku ka qenë shqetësimi? Kush ishte sugjeruesi dhe cilat ishin vërejtjet? Nuk është që kam pritë shumë prej këtij Ligji. Sepse është Ligj koti për me e miratu me e qetësu masën. Unë jam idhtar me e anulu Gjykatën Speciale. Sidoqoftë, përgjigjen ma të mirë ishë dashtë me e dhanë krerët e PDK-së që e kanë tërheq atë Ligj”, tha Haradinaj.

Megjithatë, ai thotë se PDK do ta ketë përkrahjen e AAK-së në hapat e radhës lidhur me Ligjin.

Ligji për Gjykatën Speciale, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, do të kthehet në Kuvend për të tretën herë më së largu deri të hënën e 16 nëntorit.