Haradinaj tregon tri zhvillime për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur tri zhvillime që mund ta sjellin marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se duhet një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe Quintit, qëndrime të përmbajtura dhe jo retorikë luftënxitëse, transmeton…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur tri zhvillime që mund ta sjellin marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se duhet një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe Quintit, qëndrime të përmbajtura dhe jo retorikë luftënxitëse, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
- Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator.
- Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.
- Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.
Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës. /Lajmi.net/