Haradinaj: Të fala “komunave” të Thaçit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë tubimit elektoral në Hanë të Elezit, ka vazhduar me kritika ndaj dy liderëve të dy partive kryesore në vend, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. 

Lajme

05/06/2014 16:59

\”Nga këtu, nga Hani i Elezit, dua t\’ju dërgoj të fala Rogovës së Hasit, Rugovës së Pejës, Pozheranit, Zhegrës, Kijevës dhe Orllanit. Porosia për ta është, komuna shqiptare pas luftës unë kam krijua, askush tjetër”.

“Janë dy komuna shqiptare të krijuara pas lufte, është Hani i Elezit dhe Juniku, ndërsa të tjerat janë si ai premtimi i z.Thaçi para se me ardhë në pushtet, kur thoshte zero korrupsion, pra ashtu janë edhe këto premtime”, tha Haradinaj përpara mbështetësve të AAK-së në komunën e Hanit Të Elezit.

“Ju jeni shembulli më i mirë i komunave të reja, andaj ju uroj\”, tha Haradinaj duke ftuar qytetarët e Hanit të Elezit dhe të gjithë Kosovës të dalin të votojnë të dielën.

\”Ju bëj thirrje të dilni të votoni. Asnjë votë mos e leni në shtëpi. Atëherë, kur të dilni të votoni, keni disa opsione”, tha haradinaj duke i radhitur disa prej tyre.

“Një opsion të vazhdoni qeverisjen nacionale të z.Thaçi, që është e keqe dhe që është fatale me ia dhënë besimin edhe njëherë”.

“Opsioni tjetër me i dhanë Kosovës një qeverisje ashtu si ishte në Prishtinë, nga z.Mustafa, por që u tregu e dështuar”.

“Një opsion e keni edhe modelin e 100 ditëshit të qeverisjes sime në 2004-2005, pra keni në opsion tw votoni Drejtimin e Ri, në numrin 44”.

“Thirrja ime për ju është, votoni numrin 44. Pse Drejtimin e Ri? Sepse, me një qeverisje të kryesuar nga unë, Kosova fiton miliona se punojmë pa korrupsion, pa luks të tepruar, pa evazion fiskal, pa informalitet. Por, përpos këtyre, ne do të vëmë në funksion qymyrin për të prodhuar energji si dhe metalet, e që do t\’i sjellin miliona buxhetit të Kosovës. Andaj ju ftoj që të dielën të votoni Drejtimin e Ri dhe numrin 44\”, ka thënë Haradinaj.