Haradinaj të ardhurat kryesore nga qiratë e pronave të paluajtshme – 5 prona në emër të tij, 3 bashkë me gruan dhe 2 në emër të fëmijëve
Partia e tij ka më së paku deputetë e vota nga katër partitë më të mëdha në vend, por kreu i saj nuk ia di fundin pasurisë. Ramush Haradinaj, i pari i AAK-së duket se ndër vite ka investuar shumë në pasuri të paluajtshme. Katër shtëpi, tri banesa, një tokë, një truall e një vilë…

Lajme
Partia e tij ka më së paku deputetë e vota nga katër partitë më të mëdha në vend, por kreu i saj nuk ia di fundin pasurisë.
Ramush Haradinaj, i pari i AAK-së duket se ndër vite ka investuar shumë në pasuri të paluajtshme.
Katër shtëpi, tri banesa, një tokë, një truall e një vilë janë pasuritë e paluajtshme të Haradinajt që të gjitha bashkë kapin vlerën e afro dy milionë eurove apo saktësisht 1 milion e 941 mijë e 363 eurove.
Nga këto, një shtëpi, një vilë dhe një banesë janë në pronësi të përbashkët me bashkëshorten e tij ndërsa dy banesa janë blerë nga ai për dy fëmijët e tij.
Haradinaj vozit një veturë të vitit 2024 në vlerë prej 19 mijë eurove, ndërsa bashkëshortja e tij poashtu të këtij viti por në vlerë të 50 mijë eurove.
Para në xhirollogari të cilat i ka deklaruar, Haradinaj ka mbi 15 mijë euro, shkruan lajmi.net.
Për blerjen e disa prej këtyre pronave, Haradinaj ka hyrë edhe kredi në banka, e të cilave iu ka borxh mbi 111 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbi 7 mijë euro kredi.
19 mijë i ka deklaruar Haradinaj si pagë vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa të ardhurat më të mëdha të tij vijnë nga shtëpitë dhe banesat me qira.