Haradinaj: Taksa nuk do të hiqet deri sa të ndodh kjo me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka folur për taksën doganore ndaj Serbisë.

Lajme

06/12/2018 11:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka folur për taksën doganore prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do ta tërheq këtë taksë deri në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, madje ai paralajmëroi se edhe ushtria do të bëhet.

“Taksa nuk do të hiqet deri në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por ushtria kalon më 14 dhjetor dhe kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Haradinaj, i cili iu bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve politik në Kuvend, që ta përkrahin shtetin dhe ta mbështesin atë në luftën kundër propagandës serbe. /Lajmi.net/