Haradinaj takon ambasadorin britanik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka falënderuar…

Lajme

19/05/2026 15:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka falënderuar ambasadorin Hargreaves dhe shtetin britanik për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve vlerësohen lart nga Kosova.

“Kosova vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka theksuar gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon. /Lajmi.net/