Haradinaj takon ambasadoren holandeze: Mbështetja e tyre në procesin e integrimit në NATO është thelbësore për sigurinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj njëherësh edhe kandidat për kryeministër ka takuar ambasadoren e Holandës në Kosovë Karin Boven. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova, shkruan lajmi.net. “Holanda vazhdon të jetë një zë i fuqishëm…

Lajme

02/12/2024 12:59

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj njëherësh edhe kandidat për kryeministër ka takuar ambasadoren e Holandës në Kosovë Karin Boven.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova, shkruan lajmi.net.

“Holanda vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Mbështetja e tyre në procesin e integrimit në NATO është thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë. Bashkëpunimi me partnerët tanë strategjikë po krijon mundësi konkrete për një të ardhme më të mirë. Anëtarësimi direkt në NATO do të sjellë investime të reja, vende pune cilësore dhe një standard më të lartë jetese për çdo qytetar të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: