Haradinaj takohet me ambasadorin Hargreaves: Biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u bisedua për proceset aktuale në vend dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Haradinaj e falënderoi ambasadorin Hargreaves për angazhimin personal dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës,…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u bisedua për proceset aktuale në vend dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
Haradinaj e falënderoi ambasadorin Hargreaves për angazhimin personal dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës./lajmi.net/