Haradinaj takohet me ambasadorin e BE’së: Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik

Shefi i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, të cilit i ka uruar mirëseardhje. Haradinaj ka shkruar se Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euroatlantik, shkruan lajmi.net. Tutje thotë se ambasadorit i ka shprehur nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit…

Lajme

19/09/2024 17:37

Shefi i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Haradinaj ka shkruar se Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euroatlantik, shkruan lajmi.net.

Tutje thotë se ambasadorit i ka shprehur nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit në BE.

“Sot, mirëprita në takim njoftues Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav. Ambasadorit i urova mirëseardhje në vendin tonë, si dhe shpreha nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit në BE. Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyej përpara. Theksova se, Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/