Haradinaj takohen me Kasanofin në Department të Shtetit: ShBA e mirërpret ditën e anëtarësimit tonë në NATO

Parnteriteti strategjik dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO. Këto tha të kenë qenë temat në takimin me Zv/Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Aleksandër “Sasha” Kasanof në Departament të Shtetit. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se ShBA-ja mirëpret ditën kur Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Atlantikut të Verut (NATO). Postimi i…

Lajme

21/01/2025 23:49

Parnteriteti strategjik dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Këto tha të kenë qenë temat në takimin me Zv/Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Aleksandër “Sasha” Kasanof në Departament të Shtetit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se ShBA-ja mirëpret ditën kur Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Atlantikut të Verut (NATO).

Postimi i plotë:

Rikthimi i partneriteti strategjik Kosovë-SHBA dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO ishin në fokus të diskutimit tim me z. Alexander Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, ndava vizionin tonë për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat euroatlantike dhe ritheksova përkushtimin tonë të palëkundur për të përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga partneriteti ynë me SHBA-në.

U tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Do të punojmë bashkë për realizimin sa më parë të këtij synimi strategjik.