Haradinaj s’tregon nëse do e kishte votu Limajn: Selimi, Bogujevci ose Glauk Konjufca, por nuk votojmë dikë nga kabineti qeveritar
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para seancës së 20-të për konstituimin e kuvendit. Me këtë rast, Haradinaj tha se shpreson që sot do të propozohet ndonjë kandidat unifikues. Duke përmendur emrat e deputeteve të VV-së, Shqipe Selimi, Saranda Bogujevci që mund t’i votojnë për kryetare të Kuvendit, Haradinaj tha se votë do të…

Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para seancës së 20-të për konstituimin e kuvendit.
Me këtë rast, Haradinaj tha se shpreson që sot do të propozohet ndonjë kandidat unifikues.
Duke përmendur emrat e deputeteve të VV-së, Shqipe Selimi, Saranda Bogujevci që mund t’i votojnë për kryetare të Kuvendit, Haradinaj tha se votë do të mund të kishin edhe për Glauk Konjufcën.
“Po mbajmë shpresë që do të propozohet ndonjë kandidat unifkues, ose kandidate edhe pse nuk është përgjegjësi e jona si një nga partitë parlamentare edhe më e vogël prapë kemi dhënë opsion për të dalë nga kjo gjendje.Do të japim votë për kandidat unifikues nga Vetëvendosje, pra dy zonjat Bogujevci dhe Selimi dhe do të mund të votonim z.Konjufca”,deklaroi Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Haradinaj është pyetur nëse do të kishte votë për kreun e Nisma-s Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit, meqë rast këmbënguli se s’ka ende qëndrim.
“Nuk kemi marrë një qëndrim rreth kësaj, s’kemi diskutuar rreth kësaj.S’mund të jap një mendim të qartë se s’kemi diskutuar në Aleancë, pra kemi ato situatat të rrugëtimit të tij ndaras obligim s’kemi por s’mund të jap një qëndrim të saktë. Mendoj se është zhvillim i mirë dhe pse jo- i uroj sukses. Ne si deputet i kemi bindjet tona, në grup ende se kemi diskutuar. Ekziston mundësia që dikush nga opozita të votojë Limajn. Unë s’kam qëndrim”, tha ai.
Haradinaj foli edhe për deklarimet e shpeshta në lidhje me kalimin e pragut nga AAK-ja ku ripërsëriti deklarimin e se ”Koalicionet janë për zhvillime, pra edhe Vetëvendosje pa Guxo dhe Alternativën s’do të kishte kalu pragun”.
“E kemi sqaruar pra disa herë.Ne jemi këtu për një zgjidhje, pra po presim që Vetëvendosje t’i japë një zgjidhje dhe është e rrallë që partia opozitare të japë votën për kandidatë unifikues e ne kemi dhënë disa emra, pra jo një. Jemi në një situatë jo të mirë dhe shpresojë të ketë reflektim nga Vetëvendosje. E nëse do të ketë ndonjë emër tjetër, do ta shqyrtojmë. Pra nga kabineti qeveritar që kanë qenë jo, por ka emra që do të mund t’i votonim”./Lajmi.net/