Haradinaj: S’kam asnjë komunikim me Limajn që nga intervista e tij e famshme- ndarje e turpshme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas regjistrimit si deputet, Haradinaj deklaroi se pozicionimi i bashkëpunëtorit të tij në koalicion, Fatmir Limaj në lidhje me çështjen e përkrahjes ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij është i turpshëm. Ai tha se që nga intervista…

Lajme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas regjistrimit si deputet, Haradinaj deklaroi se pozicionimi i bashkëpunëtorit të tij në koalicion, Fatmir Limaj në lidhje me çështjen e përkrahjes ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij është i turpshëm.
Ai tha se që nga intervista e “famshme” e Limajt ku foli për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen, nuk ka biseduar më me të.
“Ne në pëlqim votojmë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, e kuptohet do të bëjmë konsulta të ndërsjella me partitë e tjera opozitare me PDK dhe LDK-në.Besoj se konstituimi i kuvendit është interes i të gjithëve e pastaj Aleanca punon e angazhohet që qeveria të krijohet nga opozita. Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e z.Limaj, ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita vetvetiu. Pozicioni i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, pra nëse Limaj dhe Nisma e mbështesin pushtetin kuptohet se ata ndahen nga ne, por është një ndarje e turpshme pasi kemi kërkuar votë për ndryshim dhe veprimi i tyre është i turpshëm”, tha Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Ai tha se në praktikë s’kanë penguar k urrë konstitumin e Kuvendit dhe se s’do e bëjnë as këtë herë, por se për çdo veprim do të shkojnë bashkë me partitë opozitare.
“Ne në praktikë asnjëherë s’kemi penguar konstituimin e Kuvendit dhe këtë nuk e bëjmë ndaras nga opozita. Pra siç e dini janë votuar edhe nënkryetarët e komuniteteve dhe s’besoj se do të pozicionohemi kundër nuk e di se kush do të jetë emri, por ju tregova se është ndarje e turpshme pasi kemi kërkuar votë për ndryshim dhe me u sillë kështu nuk është në rregull.Me vetëvendosjen e kemi veç një kërkesë, të dalin në opozitë. Kurse për opozitën asnjë kusht vetëm bashkëpunim.Nëse ndahet Limaj do të jetë më vështirë, por ne do të vazhdojmë drejt krijimit të shumicës.Nuk ndahemi nga opozita, pra jemi bashkë. Në parim besoj se është interes edhe i opozitës votimi i kryeparlamentarit, por do të votojmë bashkërisht besoj”,shtoi ai.
Haradinaj tha se i kishte shkruar edhe një shkresë Limajt, në lidhje me deklarimin që kishte pasur për përkrahjen ndaj VV-së.
“Nga ajo intervistë nuk kam komunikuar më, ia kam bërë një shkresë kur ia kam shprehur pakënaqësinë, por kjo është vërtet një ndarje e turpshme nga ana e tij”./Lajmi.net/