Haradinaj: S’jemi gati të bashkëpunojmë me Kurtin, kjo s’është as temë diskutimi
Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo parti nuk e ka as temë diskutimi në tavolinë çështjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Haradinaj tha se po të ishte në vendin e kryeministrit Albin Kurti, do ta kishte pranuar pauzimin katërvjeçar për ta kthyer, siç tha, Kosovën në binarë. “Ne jemi…
Lajme
Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo parti nuk e ka as temë diskutimi në tavolinë çështjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haradinaj tha se po të ishte në vendin e kryeministrit Albin Kurti, do ta kishte pranuar pauzimin katërvjeçar për ta kthyer, siç tha, Kosovën në binarë.
“Ne jemi shumë të qartë që nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Kurtin dhe Aleanca, ndoshta edhe çmimin e votës ka qenë shumë kritike ndaj veprimeve të Kurtit dhe në këtë periudhë nuk është as temë diskutimi në tavolinë”.
“Po të isha në vendin e Kurtit, unë e kisha pranuar pauzimin katërvjeçar për ta kthyer Kosovën në binarë. Jemi paralelisht me Korenë e Veriut me sanksione. Rreth 250 milionë euro llogariten humbjet nga Bashkimi Evropian vetëm prej sanksioneve në vitin 2024. I kemi raportet kurrë më të këqija me ShBA-në”, tha Haradinaj në KlanKosova.
Më tej, ai tha se në zgjedhjet e 9 shkurtit, AAK-ja pret rezultat befasues ku synimi është mbi 100 mijë vota.
“Unë pres rezultat befasues pozitiv, por si Aleancë ne synojmë mbi 100 mijë vota. Kur e ke një për qindje të fuqishme në parlament dhe kur ke një prejardhje prej Aleancës, fuqia e deputetit është shumë më e madhe sesa që e kishim deri sot”.
“Para zgjedhjeve të vitit 2021, ne i kemi pasur 15 deputetë, kurse në zgjedhjet e fundit tetë deputetë që ka qenë rezultat jashtëzakonisht i dobët i Aleancës. Ndërsa, gjashtë muaj më vonë i kemi fituar të gjitha komunat ku kemi qeverisur dhe e kemi humbur Junikun, për katër vota”, tha ai.