Haradinaj: Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/03/54257693_1092090280915385_1655808105625157632_n.jpg)
Lajme
Haradinaj ka thënë që misioni t’i edukuar brezat nisi në Korçë, ndërsa do të vazhdojë nga mësimdhënësit tanë.
“Në ditën e 7 Marsit, mësuesit i nderuam në shkollë Fillore “Hasan Prishtina”, ndër më të mëdhatë në Kosovë, duke i falenderuar për vetmohimin edhe në kohëra të vështira.
“Misioni do të vazhdojë, tani me kujdesin më të dinjitetshëm institucional”.
“Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin, prandaj mësuesit po ia kthejmë dinjitetin e nxënësit po ia rrisim dashurinë për dije”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/