Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Mehmet Bojkut: Do të kujtohet si njeri me vlera atdhetare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryetarit të parë të Komunës së Deçanit, Mehmet Bojkut. Ai ka thënë se pas luftës, deri në zgjedhjet e para të lira Deçani është administruar nga Ibrahim Selmanaj ndërsa pas zgjedhjeve të para, Mehmet Bojku udhëhoqi Deçanin si i zgjedhuri i parë…

Lajme

01/12/2025 15:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryetarit të parë të Komunës së Deçanit, Mehmet Bojkut.

Ai ka thënë se pas luftës, deri në zgjedhjet e para të lira Deçani është administruar nga Ibrahim Selmanaj ndërsa pas zgjedhjeve të para, Mehmet Bojku udhëhoqi Deçanin si i zgjedhuri i parë me votë.

“Ndarja e tij nga jeta lë boshllëk të madh te familja dhe tek të gjithë që e kanë njohur. Do të kujtohet gjithmonë si një njeri me vlera atdhetare dhe si udhëheqës unifikues në proceset e para shtetndërtuese. Ngushëllime familjes Bojku, miqve e bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: