Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Ilmi Ramadani ia kushtoi tërë jetën lirisë së atdheut
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Ilmi Ramadani, duke thënë se ai s’pushoi së vepruari për lirinë e vendit. Ai tha se Ramadani ia kushtoi tërë jetën atdheut me angazhimin e tij qysh në demonstratat e 68-ës. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit e…

Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Ilmi Ramadani, duke thënë se ai s’pushoi së vepruari për lirinë e vendit.
Ai tha se Ramadani ia kushtoi tërë jetën atdheut me angazhimin e tij qysh në demonstratat e 68-ës.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit e luftëtarit të lirisë, Ilmi Ramadani. Ilmiu, tërë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut duke u angazhuar qysh i ri në veprimtarinë ilegale bashkë me ata që nisën demonstratat e ‘68-ës dhe përkundër ndjekjes e burgosjes nga regjimi serb nuk pushoi së vepruari asnjë moment. Edhe në kohën kur duhej treguar gatishmërinë për sakrificë, Ilmiu do të angazhohej në luftën e UÇK-së për të realizuar amanetin e brezave për çlirimin e Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, veprimtarëve e bashkëluftëtarëve duke uruar që dhimbjen ta kthejnë në forcë. Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit, Ilmi Ramadani!”, ka shkruar Haradinaj.