Haradinaj shkon në Klinë, uron Elezajn për fitoren
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në Klinë për të uruar Zenun Elezajn për fitoren. Ai ka thënë se Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën, shkruan lajmi.net. “Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv.…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në Klinë për të uruar Zenun Elezajn për fitoren.
Ai ka thënë se Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën, shkruan lajmi.net.
“Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv. Jam krenar për rezultatin dhe i sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës.”, ka shkruar Haradinaj.
Zenun Elezaj ka dal i pari në këtë komunë me 48.04% të votave, por që garën do ta vazhdoj në balotazh me kandidatin e PDK-së për kryetar, Sokol Bashotën i cili ka marrë 35,98% të votave. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Haradinajt: