Haradinaj s’e duron më Rexhep Selimin: Ti je rrenc i madh, u shëtitshe nëpër Shqipëri

Votimi i demarkacionit me Malin e Zi shkaktoi një përplasje në mes të deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lajme

23/03/2018 18:20

Ka mjaftuar përmendja e këtij fakti nga Selimi ka nervozuar keq të parin e ekzekutivit. Ai e ka quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.

Ky debat i ashpër mes Selimit dhe Haradinajt u bë gjatë debatit për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.

“Është evidente që pas miratimit të marrëveshjes pardjeshme, rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra. Dua ta konfirmoj edhe një herë që unë nuk iu kam gëzuar kësaj, nëse dikush iu ka gëzuar kësaj janë ata që atë ditë në këtë sallë, pas ratifikimit duartrokitën dhe u përqafen me njëri-tjetrin, kurse, sa i përket asaj që t’i nxjerrim rrugët, rrugët që na u janë marrë i nxjerrim por rrugët që i kemi dhënë vet kurrë më nuk do të mund ti nxjerrim “, tha Selimi në Kuvend.

Kjo deklaratë e ka nervozuar shumë kryeministrin Haradinaj.

“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur, djalë i zoti. Prej që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë n’kom nuk i ka hy, pernimi asnjë therrë Rexhep Selimit s’i ka hy, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë… por prit veç pak, ti po thua  që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke nejt në Shqipëri je shëtit nëpër 15 kateshe para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës,  gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt”, i tha Haradinaj Selimit.

Më pas Selimi e ka kërkuar sërish fjalën, por kryeparlamentari Kadri Veseli nuk ia ka dhënë. /Lajmi.net/