Haradinaj reagon për tragjedinë në Gjakovë: Rritja e sigurisë në vendet e punës, e domosdoshme

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. Ai theksoi se kjo është një ngjarje e rëndë për familjet dhe shoqërinë, duke apeluar për rritjen e sigurisë në vendet e punës dhe për përgjegjshmëri më të madhe nga institucionet shtetërore. ”I trishtë lajmi…

Lajme

21/07/2025 18:46

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë.

Ai theksoi se kjo është një ngjarje e rëndë për familjet dhe shoqërinë, duke apeluar për rritjen e sigurisë në vendet e punës dhe për përgjegjshmëri më të madhe nga institucionet shtetërore.

”I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. Humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë. Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune. Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin.

Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës”.