Haradinaj: Ramushi i luti VV-në për veteranët, por s’pati mirëkuptim

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin se Ramush Haradinaj sot i ka lutur VV-në që të kenë në konsideratë nenin për veteranët në ligjin për rritjen e pagës minimale.

Lajme

14/06/2022 21:31

Daut Haradinaj thotë se nuk ka pasur mirëkuptim tek VV-ja për këtë çështje.

“Ramushi ka shku e ka lutë VV-në për veteranët, por s’ka pasur mirëkuptim”, thotë ai.

Ai tutje tregon nëse do i bashkohet protestës së thirrur për mospërfshirjen e pensionit të veteranëve në rritjen e pagës minimale.

“Kjo është thirrje gjithpopullore. Nuk do të thotë se vetëm veteranët do të protestojnë. Pakënaqësi ka te shumë persona. Këtu nuk ësht ëproblemi tek buxheti. Këtu është problemi tek qasja anti-UÇK. S’ka të bëjë me financa”, tha ai.

Tutje ai thotë se me këtë ligj, qeveria është pozicionuar si anti-UÇK.

“Pozicioni me këtë ligj. Nuk jam prej atyre, kam qenë vet deputet dhe kam luftuar të mbajë një balancë. Kam qenë edhe kundër OVL me raste, e dini. Por nëse shihni jetën e qytetarëve se sa ka kosto të shumëfishuara në kuletë, atëherë thashë pse duhet të ketë një ligj. Pse duhet të ketë një nen të veçantë për veteranët.