Haradinaj qau teksa pa videon e nënës Rukë të vajtoj vëllezërit e tij, Krasniqi thotë se këta lot “e mallkojnë” atë

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi i cili është anëtar i VV-së në KQZ ka reaguar pasi dje Ramush Haradinaj ka qarë me videon e nënës së tij teksa vajton të bijtë e rënë në luftë. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata lot e “mallkojnë” këdo që i përdorë në kohë…

Lajme

11/12/2025 10:00

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi i cili është anëtar i VV-së në KQZ ka reaguar pasi dje Ramush Haradinaj ka qarë me videon e nënës së tij teksa vajton të bijtë e rënë në luftë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata lot e “mallkojnë” këdo që i përdorë në kohë fushate.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdor, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.

Haradinaj ka humbur dy vëllezërit e tij në luftë, ndërsa nëna e tij, nëna Rukë shihet në një video tejet emocionuese teksa i vajton ata. /Lajmi.net/