Haradinaj propozon Qeverinë me rrotacion, Zyba: Po i mungon Lista serbe sepse mandati i ka 4 vite
Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka propozuar që të bëjnë koalicion me partitë opozitare dhe secili nga tre kandidatët të udhëheq Qeverinë nga një vit. Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i VV-së, Salih Zyba i cili ka thënë se Lista Serbe po i mungon këtij koalicioni pasi që mandati i ka 4 vite,…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka propozuar që të bëjnë koalicion me partitë opozitare dhe secili nga tre kandidatët të udhëheq Qeverinë nga një vit.
Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i VV-së, Salih Zyba i cili ka thënë se Lista Serbe po i mungon këtij koalicioni pasi që mandati i ka 4 vite, shkruan lajmi.net.
“Haradinaj nuk paska treguar asgjë të re se PLANS janë bashkë, e as kur fjalinë e paska nisur me “Unë një vit…” që shpreh shumë etjen dhe egon e secilit prej tyre për karrigë. Interesante ke se ai paska folur për 3 vite në rrotacion, pra AAK, LDK e PDK. Por, mandati i ka 4 vite. Cila parti mungon në këtë rrotacion? Lista serbe. <<Rrotacioni PLANS>>”, ka shkruar Zyba në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: