Haradinaj: Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dyshimeve për manipulime në procesin zgjedhor në Junik, duke kërkuar hetim urgjent nga organet e drejtësisë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga Prokuroria të hetohet procesi zgjedhor në Junik. “Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dyshimeve për manipulime në procesin zgjedhor në Junik, duke kërkuar hetim urgjent nga organet e drejtësisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga Prokuroria të hetohet procesi zgjedhor në Junik.
“Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut.
Sipas tij, një veprim i tillë “përbën vepër penale dhe si i tillë duhet urgjentisht të hetohet.” Deputeti i AAK-së ka kërkuar gjithashtu që “KQZ ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal.”
Sipas rezultateve të KQZ-së, në Junik i pari doli Ruzhdi Shehu me 47.91 për qind të votave, duke lënë pas Agron Kuçin me 40.68 për qind të votave. /Lajmi.net/