Haradinaj pret në takim nxënësit nga dy shkolla gjermane dhe kosovare

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim nxënësit nga dy shkolla gjermane dhe nga dy kosovare.

Lajme

12/04/2019 12:16

Ai ka thënë se këmbimi i përvojave midis nxënësve është i nevojshëm për të avancuar arsimin në vend dhe për t’u dhënë më shumë mundësi fëmijëve për edukim të mirëfilltë.

Sipas tij, çdo takim me fëmijët rrit ndjenjën e përgjegjësisë së secilit.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë:

Secili takim me fëmijët rritë ndjenjën e përgjegjësisë së secilit prej nesh. Në pritjen e nxënësve nga dy shkolla gjermane dhe dy shkolla nga Kosova, pjesë e progamit Education Unlimited e.V. drejtuar nga Kerstin Zielosko Labonte, pjesë e të cilit është edhe Qeveria e vendit, riktheksova se jam i vendosur në betejën për t’iu siguruar atyre perspektivë dhe edukim cilësor, këtu në vendin tonë.

Këmbimi i përvojave në këtë format, është i nevojshëm për të avancuar arsimin në vend dhe për t’u dhënë më shumë mundësi fëmijëve tanë, për edukim të mirëfilltë. /Lajmi.net.