Haradinaj: Pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe sigurisë mos të udhëtojnë nëpër Serbi, e as familjarët e ngushtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Ai tha se gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi, transmeton lajmi.net. Reagimi i Haradinajt vie pasi…

Lajme

10/06/2025 10:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.

Ai tha se gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi, transmeton lajmi.net.

Reagimi i Haradinajt vie pasi së fundi në Serbi u ndalua një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, të cilit dje prokuroria i vendosi 30 ditë paraburgim.

Reagimi i plotë:

Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.

Mos e bëni këtë!./Lajmi.net/