Haradinaj përkujton Rugovën: I kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, kultivoi miqësinë e përjetshme me Amerikën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 20 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka thënë se me të kishte nderin të bashkëpunonte në ditët e para të lirisë, që ka thënë se ishte periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht e ndjeshme e shtetndërtimit. “Sot, në përvjetorin e 20-të të…

Lajme

21/01/2026 09:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Ai ka thënë se me të kishte nderin të bashkëpunonte në ditët e para të lirisë, që ka thënë se ishte periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht e ndjeshme e shtetndërtimit.

“Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: