Haradinaj përkujton masakrën në Kralan: Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 3 prillin e vitit 1999, ditën kur në Kralan të Gjakovës, forcat e regjimit të Millosheviqit masakruan 86 shqiptarë të pafajshëm, shumica të rinj, ndërsa 11 prej tyre ishin të mitur. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se liria erdhi me çmimin e…

Lajme

03/04/2026 11:16

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 3 prillin e vitit 1999, ditën kur në Kralan të Gjakovës, forcat e regjimit të Millosheviqit masakruan 86 shqiptarë të pafajshëm, shumica të rinj, ndërsa 11 prej tyre ishin të mitur.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre dhe se duhet ta ruajmë dhe ta çmojmë, duke kujtuar gjithmonë të rënët.

“Po atë ditë, me pushkën e lirisë në dorë, ra heroikisht bashkëluftëtari Arton Mehmetaj, dëshmori i tretë nga familja heroike Mehmetaj e Gllogjanit. Përkrah tij, deri në frymën e fundit, ra edhe Halit Coka nga Kukësi. Kujtojmë me nderim bashkëluftëtarët: Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çekaj, si dhe gjithë dëshmorët e rënë në fillimin e prillit 1999.
Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre. Ta ruajmë e ta çmojmë, bashkë me kujtimin për të rënët. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike”, tha i pari i AAK-së.