Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë
Në përvjetorin e masakrave të Dubravës dhe Vushtrrisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar njërat ndër krimet më makabre të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës, mbi 130 të burgosur shqiptarë u…

Lajme
Në përvjetorin e masakrave të Dubravës dhe Vushtrrisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar njërat ndër krimet më makabre të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës, mbi 130 të burgosur shqiptarë u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.
“Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb – një përpjekje për zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik”, shkroi Haradinaj.
Ai ka përkujtuar edhe masakrën e 22 majit në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan pa mëshirë burra, gra, pleq e fëmijë. “Trupat e 67 nga 68 të vrarët në rrugën ‘22 Maji’ u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, gjatë viteve 2003-2012”, theksoi ai.
“Shteti serb vazhdon të mohojë të vërtetën dhe të refuzojë përgjegjësinë për krimet e luftës, ndërsa Kosova nuk ndalet në betejën për drejtësi”, shtoi Haradinaj. /Lajmi.net/