Haradinaj për vizitën e Kurtit në SHBA: “Poshtnim dhe refuzim”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar si një situatë poshtëruese. Ai tha se ajo që e ka habitur më shumë është fakti se askush nga “ekzekutivi nuk ia dha dorën Kurtit”. “Imagjinoni me hy kryeministri në shtet dhe…

Lajme

02/10/2025 21:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar si një situatë poshtëruese.

Ai tha se ajo që e ka habitur më shumë është fakti se askush nga “ekzekutivi nuk ia dha dorën Kurtit”.

“Imagjinoni me hy kryeministri në shtet dhe asnjë zyrtar mos me ta qitë me ja dhanë dorën”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, kjo sjellje përçon mesazhe të qarta “poshtërimi e refuzimi”.

“Mungesa e një takimi qoftë edhe për foto, që çohet në këmbë me ja jap dorën dikujna nga ekzekutivi, kjo është shumë konkrete. Në të gjitha ato hapësira ku ka qëllu, ka pas njerëz të ekzekutivit por mungesa e të paktën një shtrëngimi të dorës nënkupton diçka”, tha Haradinaj në emisionin Pressing, transmeton Express.

Ai shtoi se një gjë e tillë është “më keq se gjithçka tjetër, mos me ta jep dorën kerkush”.