Haradinaj për Shpat Kasapin: Sa kam qenë në Hagë, ai dhe shumë artisë kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Haradinaj tha se ky lajm është i trishtë për shqiptarët dhe skenën e artit, transmeton lajmi.net. Ai kujtoi kohën kur Shpat Kasapi ishte pjesë e kampanjës që kërkonte drejtësi për të, derisa i pari i AAK-së po gjykohej në Hagë.…

Lajme

26/11/2025 16:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi.

Haradinaj tha se ky lajm është i trishtë për shqiptarët dhe skenën e artit, transmeton lajmi.net.

Ai kujtoi kohën kur Shpat Kasapi ishte pjesë e kampanjës që kërkonte drejtësi për të, derisa i pari i AAK-së po gjykohej në Hagë.

Postimi i plotë:

Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme.
Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve.
Në paqe qofsh, Shpat./lajmi.net/