Haradinaj për samitin Evropian: Kosova të trajtohet si partnere e barabartë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për Samitin e Komunitetit Politik i cili po mbahet në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se ky Samit përbën sinjal të fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit. Ai thotë se Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimore në tryezat Evropiane. “Falënderim për…

Lajme

16/05/2025 13:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për Samitin e Komunitetit Politik i cili po mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se ky Samit përbën sinjal të fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Ai thotë se Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimore në tryezat Evropiane.

“Falënderim për Kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai thotë se Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë, dhe se populli i saj meriton njohje, dinjitet dhe një të ardhme të qartë brenda familjes evropiane./Lajmi.net/