Haradinaj për Naser Shalën: Ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, Nasel Shala. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Shala ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu. Ai ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë ata…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, Nasel Shala.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Shala ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu.
Ai ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë ata që e njohën.
“Na paska lënë veterani i UÇK-së Naser Shala. Naseri ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu. Masakrimi i familjes së tij u bë motiv dhe frymëzim për shumë e shumë luftëtarë të kohës, duke i dhënë luftës sonë çlirimtare edhe më shumë vendosmëri. Shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza. Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkroi kreu i AAK-së.