Haradinaj për LVV-në: Janë mashtrues, ua kom heq maskën
Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj në Istog u kërkoi qytetarëve që ta mbështesin koalicionin, me qëllimin për ta larguar nga pushteti Lëvizjen Vetëvendosje. Dyfishim të pagave e siguri energjetike u ka premtuar qytetarëve të Istogut, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Forumit të Intelektualëve,…
Lajme
Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj në Istog u kërkoi qytetarëve që ta mbështesin koalicionin, me qëllimin për ta larguar nga pushteti Lëvizjen Vetëvendosje.
Dyfishim të pagave e siguri energjetike u ka premtuar qytetarëve të Istogut, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Forumit të Intelektualëve, Konservatorëve dhe iniciativës Ideali.
Në tubimin elektoral Haradinaj u mor edhe me kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj tha se Kurti i ka mashtruar qytetarët.
“Janë mashtrues. Ja kom heq maskën edhe qeben. Kah jam sill më kanë thënë edhe ti i ki faj se ja mushe sheshet por s’jam pishman se kam besu, por në kurriz tonë me na nda prej Amerikës”, tha Haradinaj.