Haradinaj për Kadarenë: Emri i tij ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se sot nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare. “Jo vetëm se ai mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe…

Lajme

01/07/2024 12:16

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se sot nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare.

“Jo vetëm se ai mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe e krenarisë shqiptare, por sepse ishte shqiptari më i famshëm në Glob. Njeriu që e lartësoi Kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu!

“Ky emër do t’i jetojë epokat!”, ka shtuar Haradinaj.

Postimi i plotë: