Haradinaj pas takimit me Osmanin: Propozova që zgjedhjet lokale të mbahen me 12 tetor
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dal me një reagim në Facebook pas takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Në postimin e tij, Haradinaj ka shkruar se në takim ka propozuar që zgjedhjet të mbahen me 12 tetor, shkruan lajmi.net Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Sot, në takimin…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dal me një reagim në Facebook pas takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.
Në postimin e tij, Haradinaj ka shkruar se në takim ka propozuar që zgjedhjet të mbahen me 12 tetor, shkruan lajmi.net
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore.
Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim./lajmi.net/